LAJMI I FUNDIT:

Austria kthen armët e Skënderbeut në Shqipëri

Austria kthen armët e Skënderbeut në Shqipëri

Kryeparlamentarja e Austrisë ka konfirmuar kthimin e armëve të prijësit mesjetar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Shqipëri.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp, në praninë e kryetares së parlamentit shqiptar, Jozefina Topalli, kryeparlamentarja austriake, Barbara Prammer deklaroi se brenda muajit tetor armët do të kthehen në Shqipëri.

Prammer pohoi gjithashtu se për këtë proces është përgatitur baza ligjore e përshtatshme dhe çdo gjë do të përfundojë shumë shpejtë. /Telegrafi/