LAJMI I FUNDIT:

Opozita nuk e përfill letrën e LSI-së për reformën zgjedhore

Opozita nuk e përfill letrën e LSI-së për reformën zgjedhore

Socialistët duket se nuk do t’i përgjigjen thirrjes së Lëvizjes Socialiste për Integrim për ngritjen e një komisioni për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Kjo parti, me anë të anëtares së asamblesë kombëtare Megi Ajtyreza, u shpreh se më parë “koalicioni i kusarëve” duhet të dorëzojë bllokun dhe më pas të nisë bashkëpunimi.

“Dorëzoni bllokun dhe largohuni bashkë me Saliun. Videokusaria juaj nuk është një çudi që zgjat tre ditë, po një turp që shqiptarët s`mund dhe s`do t’jua falin pas turpit të shitjes së votave të tyre, tek Saliu. Zgjedhjet e reja të lira dhe të ndershme do të zyrtarizojnë fundin e aventurës politike të quajtur ndjesë pas LSI. Për shqiptarët që ju shohin nuk ka më LSI, po vetëm videokusari. Letra e ndjesë pas LSI është thjesht përpëlitja e videokusarisë dhe kjo ishte përgjigja jonë”, tha Ajtyresa. /Telegrafi/