Grupi parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur të martën në mesditë për të artikuluar qëndrimin që do të mbajë në seancën parlamentare të ditës së enjte. Grupi i majtë ka vendosur të votojë “pro” heqjes së imunitetit të deputetit Dritan Prifti, i cili akuzohet nga Prokuroria për korrupsion pasiv, pas zbulimit të një video-përgjimi, ku Prifti shfaqet duke ndarë një sasi lekësh me ish-zëvendësministrin e Ekonomisë, Leonard Beqiraj.
Në mbledhjen e grupit opozitar është diskutuar edhe reagimi pas vendimmarrjes së KQZ-së, për të zëvendësuar anëtarët e KZAZ-ve që i takojnë opozitës, me përfaqësues të shoqërisë civile.
Deputeti Armando Subashi i tha Telegrafit, se “KQZ e drejtuar nga Arben Ristani provoi se është kthyer në një vegël të mazhorancës”.
Sipas juristit që merret me çështjet zgjedhore në Partinë Socialiste, Kodi elektoral nuk lë asnjë hapësirë interpretative që KQZ-ja të ketë mundësi të zëvendësojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve. Subashi e cilësoi këtë një shkelje të radhës dhe shfaqje të dukshme të njëanshmërisë politike, të shumicës së anëtarëve në KQZ.
“Këto shkelje”, i tha Subashi Telegrafit “kanë nisur me presionin e ushtruar me forcën e kartonit ndaj pakicës në komision, dhe një sërë vendimesh që nuk kanë vlerë ligjore, sepse nuk kanë kundërfirmën e nënkryetares Dëshira Subashi”.
Megjithatë burime brenda grupit kuvendor socialist, pohojë se është ende herët për të kaluar në një tjetër reagim ndaj KQZ-së, siç mund të ishte ankimimi në Kolegjin Zgjedhor i kësaj vendimmarrje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAhmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
Haziri: Në Vetëvendosje janë të pakënaqurit e PDK-së
Personi që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
Sonte tërmet në Maqedoni
Ministri i Mbrojtjes: Sot një mijë ushtarë për herë të parë kanë ngrënë biftek të klasit të parë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit