Sekretari për çështjet zgjedhore në PS, Armando Subashi, ka deklaruar se mungesa e emërimeve të komisionerëve zgjedhorë nga ana e opozitës ka ardhur si pasojë e vendimmarrjes së KQZ-së.
Në një intervistë për Top Channel, Subashi ka akuzuar KQZ-në se nën urdhrat e kryeministrit Berisha po përgatitet për të manipuluar zgjedhjet e ardhshme.
“Është e vërtetë që afatet kanë kaluar, por po të bëjmë një retrospektivë të vendimmarrjeve të KQZ-së, ne jemi treguar shumë të matur në vendimet tona. Ka disa muaj që KQZ po përgatit një strategji për manipulimin e zgjedhjeve të radhës”, ka deklaruar Subashi.
Sipas tij, shembull për këtë është rregullorja e miratuar para disa muajsh për funksionimin e KQZ-së dhe mbledhjeve që duhet të drejtojë komisioni.
“Kjo kërkonte një shumicë të cilësuar, por është miratuar me shumicë të thjeshtë votash, 4-3. Kryetari i KQZ-së dhe gjithë zyrat rajonale të KQZ ka mundur që në të gjitha këto të vendosë militantë të PD, që do të jenë nën urdhrat e tij për të manipuluar zgjedhjet”, ka pohuar Subashi.
Deputeti socialist e ka vlerësuar si tërësisht anti-ligjor vendimin e sotëm të KQZ për të plotësuar 66 vendet vakante në Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor.
“Vendimi i sotëm është në kundërshtim të hapur me ligjin, me nenin 29 të Kodit Zgjedhor. Fryma e kodit është administrimi i zgjedhjeve nga dy koalicionet dhe në funksion të këtij parimi organizohet procesi. Prishja e kësaj balance nuk e zgjidh krizën, por e thellon atë më shumë”, ka theksuar Subashi.
Ai ka hedhur poshtë opsionin e bojkotimit të zgjedhjeve, por ka nënvizuar se opozita po lufton për të pasur garanci për zhvillimin e lirë të tyre.
“Nuk na ka shkuar ndërmend të bojkotojmë zgjedhjet, por do kërkojmë garanci maksimale për zgjedhjet e radhës”, është shprehur Subashi.
Ai ka shtuar më tej se vendimi i sotëm i KQZ-së rëndon krizën politike që ka përfshirë vendin, e cila nuk mund të zgjidhet me kryeministrin Berisha në pushtet.
“Ne po studiojmë mënyrën se si do të reagojmë ndaj vendimit të sotëm të KQZ, por i qendroj idesë se zgjidhja e kësaj situate nuk mund të zgjidhet me emrin e disa komisionerëve. Zgjidhja duhet të jetë politike, më e thellë dhe më e plotë se zgjedhjet lokale. Ne nuk mund të pranojmë zgjedhje me qeverisjen e Berishës, mbi kurrizin e të cilit rëndojnë shumë akuza për manipulime”, ka shtuar Subashi. /TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAhmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
Haziri: Në Vetëvendosje janë të pakënaqurit e PDK-së
Personi që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
Sonte tërmet në Maqedoni
Ministri i Mbrojtjes: Sot një mijë ushtarë për herë të parë kanë ngrënë biftek të klasit të parë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit