Kryeministri Sali Berisha hodhi të hënën akuza në drejtim të Bashkisë së Tiranës, duke e akuzuar për korrupsion me lejet e ndërtimit. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, Berisha tha se kryebashkiaku Rama përfaqëson monumentin më të nxirë të korrupsionit në Shqipëri dhe në botë.
“Hidhni sytë te kulla e Fidelit. Ajo nuk është gjë nga ç’është shtatorja e korrupsionit të kryetarit të tij. Problemi i zotit Rama është se ky është i vetmi korrupsion në botë që mbrohet nga korruptorët e shtetit. Në mënyrë të padiskutueshme, ky është i vetmi korruptor i njohur botërisht që mbrohet nga korruptorët e shtetit. 70 për qind të lejeve të ndërtimit kryebajlozi i korrupsioni ua ka dhënë vetëm dy kompanive, drejtorit të tij të urbanistikës dhe Shkrelit të vetë të bashkisë. Për 70 për qind të lejeve të ndërtimit institucionet zyrtare kanë çuar dosje në Prokurori me kohë, por korruptorët e shtetit kanë vendosur të mos njohin as ligj dhe as Maliq për mbrojtjen e tij”, theksoi Berisha.
Ai shtoi se Rama është zyrtari i vetëm që është akuzuar publikisht nga biznesmenë dhe ndërtues se ka kërkuar 1 milionë euro ose 600 milionë euro, për leje ndërtimi.
Pas këtyre deklaratave, reagoi edhe Bashkia e Tiranës, duke nënvizuar se e gjithë Shqipëria e ka parë korrupsionin me bllok të qeveritarëve.
“Sali Berisha duhet të jetë i vetmi në botë që shan pasi të vret. Në lumin e zi të sharjeve të tij, nuk mungojnë të sharat për Bashkinë e Tiranës, ku ai ka humbur e do vazhdojë të humbasë sa herë të garojë, sepse është i papajtueshëm me kryeqytetin dhe qytetarët e tij. Sa për korrupsionin, jo vetëm Tirana por edhe e gjithë Shqipëria e kanë parë tashmë bllokun e ndyrë të koalicionit të turpit. Sali Berisha ka dështuar dhe për të mbuluar dështimin, ka vrarë, ai duhet vetëm të largohet”, tha zëdhënësi i Bashkisë, Florian Serjani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAhmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
Haziri: Në Vetëvendosje janë të pakënaqurit e PDK-së
Personi që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
Sonte tërmet në Maqedoni
Ministri i Mbrojtjes: Sot një mijë ushtarë për herë të parë kanë ngrënë biftek të klasit të parë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit