Presidenti Bamir Topi u takua të martën me Përfaqësues të Forumit për Demokraci dhe Etikë, politikanë, intelektualë nga shoqëria civile, studiues dhe studentë, me të cilët pati një bisedë të hapur lidhur me situatën e vështirë aktuale në vend dhe shqetësimet e shkaktuara prej saj.
Presidenti tha se për të realizuar ëndrrën e tyre euroatlantike qytetarët shqiptarë janë në pritje të ankthshme të rivendosjes së një dialogut politik institucional mes forcave kryesore politike në vend dhe se kjo gjendje është e patolerueshme. Presidenti Topi mbështeti dhe inkurajoi të gjithë përfaqësuesit e shoqërisë civile që të luajnë rolin e tyre individual dhe të organizuar në këtë situatë për ndërgjegjësimin e mendjeve të nxehta që të ulin tonet e ashpra të akuzave dhe kundër akuzave, të lenë pas gjuhën e urrejtjes e të gjejnë sa më shpejt atë të dialogut për ta nxjerrë vendin nga kjo situatë e vështirë.
Përfaqësuesit e Forumit për Demokraci dhe Etikë vlerësuan lart mesazhin e dhënë të hënën nga presidenti Topi për të gjitha forcat dhe aktorët politikë në vend duke shprehur mbështetjen e tyre për pozicionin e palëkundur dhe rolin moderator e stabilizues të presidentit si garant i Kushtetutës dhe ligjeve dhe si simbol i unitetit të popullit.
Përfaqësuesit e Forumit të cilët e quajnë veten “Dërgata e dorëzënëve të paqes”, e njohën presidentin Topi me nismën e tyre më të fundit qytetare për qetësimin e situatës dhe gjetjen “e dritës në fund të tunelit”, në mënyrë që palët e përfshira të ndërpresin menjëherë konfliktin, të ulin tonet dhe të ndalojnë sulmet ndaj institucioneve të pavarura kushtetuese, duke rivendosur një klimë qëndrueshmërie dhe duke rritur mirëbesimin e qytetarëve tek përfaqësuesit e tyre politikë të zgjedhur dhe sidomos te funksionimi normal i shtetit të së drejtës dhe institucioneve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnalistët në Serbi: Trump do të insistojë në Marrëveshjen e Uashingtonit për dialogun Kosovë-Serbi
“S’përjashtohet si mundësi”, Joseph tregon nëse Trump mund ta mbyllë Gjykatën Speciale si hakmarrje ndaj Jack Smith
Raporti i ekspertëve për tekstet shkollore: Si dyshohet që u keqpërdorën 6.3 milionë euro?
Berisha i bindur: Trump do të ma heqë non gratën
Joseph: Raportet e Kurtit me administratën Trump do të ndikohen nga ato të kaluarat me Grenellin
Kurti në Norvegji takon mërgatën, u bënë thirrje të investojnë në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Florentino Perez planifikon t'i tronditë të gjithë me transferimin e janarit
Për herë të parë që nga nisja e luftës, Biden do t'i lejojë ekspertët ushtarakë amerikanë të riparimit të armatimit të shkojnë në Ukrainë
Barcelona është në prag të nënshkrimit të "kontratës më të mirë në botën e futbollit"
Kos: Të gjejmë rrugë të tjera nëse Kosova dhe Serbia s’pajtohen
Rezarti dhe Besforti përjashtohen nga Big Brother VIP Kosova 3
FBI dërgoi një paralajmërim: Përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Outlook janë në rrezik të madh