LAJMI I FUNDIT:

Wollfarth kërkon hetim të demonstratës

Wollfarth kërkon hetim të demonstratës

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, thekson nevojën për të hetuar plotësisht dhe sa më shpejt ngjarjet e dhunshme që ndodhën në Tiranë më 21 janar.

Ai nxit të gjitha organet përkatëse të veprojnë në përputhje me shtetin e së drejtës dhe të respektojnë pavarësinë dhe lirinë e medias.

“Media luan një rol kyç në demokraci dhe në shoqërinë e lirë. Unë i nxis të gjitha institucionet të mbështesin median në detyrën e saj të lartë për të vënë në dispozicion të publikut të dhëna faktike. Kjo duhet të bëhet në përputhje me ligjin, në frymën e lirisë dhe të demokracisë. Gazetarët duhet të kenë besimin se kjo është baza e punës së tyre profesionale, ashtu sikundër edhe shprehja e opinioneve, si kontribut për formimin e opinionit publik”, deklaroi ai. /Telegrafi/