LAJMI I FUNDIT:

Halimi: Duam listat e bisedave, jo përmbajtjen

Halimi: Duam listat e bisedave, jo përmbajtjen

Kryetari i komisionit hetimor parlamentar të shumicës, Eduart Halimi, tha të dielën në një deklaratë për media se komisioni që po heton demonstratën e përgjakshme të 21 janarit, ka kërkuar nga kompanitë telefonike vetëm listat e komunikimit të zyrtarëve të përfshirë në hetim, dhe jo bisedat konkrete që janë kryer apo përmbajtjen e tyre.

Halimi ka thënë se komisioni që ai drejton ka të drejtë kushtetuese për ta bërë një hetim të tillë. Opozita kundërshtoi ashpër kërkesën e komisionit për hetimin e përgjimeve të bisedave telefonike të bëra nga krerët e shtetit ndërsa krerët e opozitës thanë se kjo është antiligjore.

Ndërsa Halimi vijoi me akuza ndaj Prokurorisë, për të cilën u shpreh se nuk ka hapur asnjë procedim penal për marrje të ndërtesave me dhunë, apo tentativë për puç shteti. /Telegrafi/