LAJMI I FUNDIT:

Lajcak: 21 janari nuk është zgjidhje

Lajcak: 21 janari nuk është zgjidhje

I dërguari i BE-së për krizën shqiptare, Miroslav Lajcak tha të mërkurën në Tiranë pas takimeve me presidentin Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e opozitës Edi Rama, se delegacioni është në Shqipëri me kërkesë të komisioneres Catherine Ashton dhe për ta mbështetur Shqipërinë.

Lajcak tha se Shqipëria ka perspektivë evropiane dhe kërkoi që të ulet dhuna dhe tensionet dhe të respektohen institucionet.

Ai tha se BE-ja është e shqetësuar për Shqipërinë, duke shtuar se 21 janari nuk është zgjidhje. /Telegrafi/