LAJMI I FUNDIT:

Asnjë deklaratë pas takimit Topi-Lajcak

Asnjë deklaratë pas takimit Topi-Lajcak

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për krizën politike në Shqipëri, Miroslav Lajcak përfundoi takimin me presidentin Bamir Topi dhe filloi takimin me kryeministrin Sali Berisha.

Nuk ka pasur asnjë deklaratë ende pas takimit. Lajcak pritet të takohet edhe me kreun e opozitës, Edi Rama dhe kryetaren e parlamentit Jozefina Topalli.

Lajcak shoqërohet në takime nga një delegacion i përfaqësuesve të BE-së në të cilin merr pjesë edhe shefi i delegacionit të BE-së në Tiranë, Ettore Sequi.

I dërguari i BE-së për krizën shqiptare, diplomati sllovak Miroslav Lajcak ka përfunduar edhe takimin me kryeministrin Sali Berisha, mirëpo sërish nuk ka dhënë asnjë deklaratë për media.


Ai filloi takimin me kryetarin e opozitës, Edi Rama në selinë e Partisë Socialiste. /Telegrafi/