LAJMI I FUNDIT:

Bluja e BE-së në targat e reja

Bluja e BE-së në targat e reja

Shqipëria do të ketë targa të reja që nga muaji shkurt i këtij viti, duke iu përshtatur kështu kushteve drejt Bashkimit Evropian.

E përditshmja “Gazeta Shqiptare” raportoi të martën se kjo do të bëhet bazuar në ndryshimin, që i është bërë rregullores së zbatimit të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 724, datë 1 shtator 2010.

Kozeta Gina, drejtore e Drejtorisë së informacionit në Drejtorinë e përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor ka thënë se pas pak ditësh përfundon procedura e tenderimit të targave, të cilat do të aplikohen vetëm për personat që bëjnë targime të reja, ata që ndryshojnë pronësinë, ose për persona, të cilët kanë dëshirë ta bëjnë vetë një gjë të tillë.

Vlera e targës do të jetë e njëjtë me atë që ka qenë deri sot, ndërkohë që do të jenë 24 lloje targash. Stema zyrtare të cilën duhet të mbajnë në të majtë targat e çdo tipi, paraqet sfondin me ngjyrën e flamurit të Bashkimit Evropian, blu, mbi të cilën vendoset shqiponja dhe simboli AL me ngjyrë të bardhë. Në targat e reja nuk përfshihen ato me inicialet Z (zyrtare).


Targat e reja përfshijnë targat e mjeteve rrugore vetëlëvizëse, buxhetore dhe private: shkronjat dhe numrat të zeza; ato të mjeteve rrugore në shërbimin taksi: sfondi i verdhë, shkronjat dhe numrat të kuq shenja dalluese T (taksi); targat e mjeteve të përkohshme: sfondi i bardhë, shkronjat dhe numrat të kuq, shenja dalluese PRK (përkohshme); të trupit diplomatik: sfondi i bardhë, shkronjat dhe numrat të gjelbër, shenja dalluese CD (trup diplomatik); targat e mjeteve të shërbimit të trupit diplomatik: sfondi i bardhë, shkronjat dhe numrat të gjelbër, shenja dalluese TR. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kalo në kategori