Pavarësisht të gjitha vështirësive, disa kompani prodhuese të Kosovës kanë bërë hapa pozitivë për të depërtuar në tregjet evropiane.
Kompania “ASK Foods”, në Gjilan, e cila merret me përpunimin e pemëve dhe perimeve, me produktet e saj ka arritur të jetë e pranishme në tregun e Suedisë, në Gjermani, Belgjikë, në Zvicër, në Kroaci dhe së shpejti pritet që produktet “Made in Kosova”, të jenë të pranishme edhe në tregun e Sllovenisë.
Këtë e bën të ditur në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, pronari i kësaj kompanie, Barlet Namoni.
Ai tregon se depërtimi në këto tregje evropiane ka qenë mjaft i vështirë, pasi që ka munguar angazhimi i autoriteteve shtetërore për krijimin e një klime më të favorshme ekonomike për prodhuesit vendor.
“Ka qenë problem pasi që nuk kemi pasur mbështetje prej organeve tona, duke filluar nga Oda Ekonomike, ka munguar vendosja e marrëdhënieve bilaterale me shtetet, kanë munguar marrëveshjet që lidhen me ekonomi. Realisht, ka qenë sfidë direkte e jona, pra nuk është lehtë të arrihet deri te partneri i jashtëm. Kjo kërkon kohë, angazhim, mirëpo fatmirësisht kemi arritur në këto pika dhe qëndrojmë mirë në bashkëpunim me ta”, tregon Namoni.
Sipas tij, krahasuar me prodhimet e vendeve të rajonit siç është Maqedonia, apo Serbia, prodhimet “Made in Kosova”, e kanë më të vështirë depërtimin në tregjet evropiane.
“Sidomos produktet e Maqedonisë dhe Serbisë favorizohen më shumë dhe më lehtë e kanë të depërtojnë në tregjet evropiane. Por, mund të them se ne momentin kur produkteve të Kosovës iu jepet rasti të prezantohen dhe të shijohen, ato përfundimisht janë më të pëlqyera dhe hyjnë në tregun evropian”, shton Namoni.
Të dhënat e fundit të tregtisë së jashtme, të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, tregojnë se partnerët kryesorë tregtarë, sa i përket eksportit dhe importit në Kosovë, janë vendet e Bashkimit Evropian.
Përqindja më e madhe e eksportit është në Itali, Shqipëri, Maqedoni, Serbi, Zvicër, Mali i Zi si dhe në Kinë.
Përfaqësues të biznesit, në anën tjetër, kërkojnë nga autoritetet kompetente që të jenë më të vëmendshme karshi prodhimtarisë.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se produktet, të cilat prodhohen në Kosovë vazhdojnë të mos e kenë fituar ende besimin e plotë nga konsumatorët, pavarësisht faktit se shumica nga këto prodhime plotësojnë standardet e Bashkimit Evropian.
“Për ekonomi, atëherë me siguri prodhimi kosovar duhet të jetë i targetuar për t’u mbështetur. Në këtë drejtim, duhet të pranohet një fakt i hidhur që mungon nacionalizimi ekonomik dhe derisa nuk tregojmë nacionalizëm ekonomik dhe fanatizëm për përdorimin e produkteve vendore ‘Made in Kosova’, atëherë si do t’i konsumojnë produktet tona shtetet tjera?”, thekson Gërxhaliu.
Edhe Gërxhaliu tregon se disa kompani prodhuese në Kosovë kanë arritur të depërtojnë në tregjet rajonale dhe më gjerë, por, sipas tij, nuk mjafton që vetëm bizneset të jenë aktive në këtë drejtim, prodhuesve iu nevojitet mbështetja institucionale.
“Prodhuesit e vendeve të rajonit, vetëm për të rritur konkurrueshmërinë tyre subvencionojnë në formë indirekte, gjë që nuk ndodh në Kosovë. Dhe, ajo çka është shqetësuese në këtë drejtim, është fakti se prodhimi kosovar karshi nevojës për subvencionim, ka nevojë për mbrojtje. Çdo ditë në Kosovë punohet me fatura të dyfishta, depërtojnë produkte të dyshimta me kualitet jo të kontrolluar dhe e tërë kjo e dobëson konkurrueshmërinë e prodhimit vendor”, shton Gërxhaliu.
Qytetarët thonë se produktet vendore tashmë janë shumë më cilësore sesa që ishin dikur. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Shija e traditës dhe pastërtisë - Produkte halal për syfyre dhe iftare nga Meka Halal Food

Furnizohu dhe ndihmo! IP Petrol – Bamirësi në lëvizje për muajin e Ramazanit

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

ATK me apel për qytetarët: Të ardhurat e realizuara nga kriptovalutat, janë të ardhura të tatueshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk