LAJMI I FUNDIT:

Itali: Ekonomia, përsëri në recesion!

Itali: Ekonomia, përsëri në recesion!

Pavarësisht pritshmërive dhe premtimeve të shumta të qeverisë Renzi, ekonomia italiane është përballur për të dytin tre-mujor radhazi me tkurrje ekonomike.

Të dhënat zyrtare të publikuara kanë treguar se ekonomia italiane ka rënë përsëri në recesion duke thelluar situatën e vështirë që po përjeton vendi.

Sipas përllogaritjeve të institucioneve vendase Produkti i Brendshëm Bruto i Italisë gjatë tremujorit të dytë të këtij viti ka humbur rreth 0.2% duke zgjeruar akoma më shumë humbjen prej 0.1% të tremujorit të parë.

Në fund të vitit të kaluar, Italia la pas recesionin ekonomik dhe u duk sikur ekonomia e tretë më e fuqishme e eurozonës ishte rikthyer në rrugën e duhur të rimëkëmbjes ekonomike.


Megjithatë performanca e vendit gjate gjysmës se parë të këtij viti është për tu harruar.

Nga krahu tjetër, Fondi Monetar Ndërkombëtar pati deklaruar se rritja e ekonomisë së tretë më të madhe në Eurozonë nuk do ta kalojë nivelin e 0.3%.

Parashikimet e Fondit Monetar janë pranuar edhe nga ekonomistët italiane të cilët besojnë se vendi duhet të jetë i kënaqur me një rritje prej 0.3% pas tkurrjes prej 0.1% të pësuar në tremujorin e parë të vitit megjithatë ky skenar nuk ka arritur të realizohet.

Pavarësisht kësaj ekspertë të çështjeve ekonomike besojnë se pikërisht shkurtimet prej 10 miliarde eurosh të taksave në Itali do të lejojnë ekonominë e tretë më të fuqishme të Eurozonës që të shmangë tkurrjen ekonomike në përfundim të këtij viti.

Gjatë këtij viti, qeveria e kryeministrit demokrat Matteo Renzi miratoi një ligj i cili shkurton taksat me 10 miliardë euro në vit në një përpjekje për të rimëkëmbur kërkesën e brendshme dhe për të garantuar rritje pas recesionit më të thellë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Për me tepër kryeministri italian Renzi ka premtuar se rritja e punësimit do të jetë qëllimi i tij kryesor në muajt në vijim.

Programi i tij i reduktimit të taksave synon që të reduktojë shpenzimet e qytetarëve, duke rritur kështu konsumin e për pasojë duke krijuar mundësinë e krijimit të vendeve të reja të punës.

Rritja e dobët ekonomike dhe papunësia nuk janë problemet e vetme për Italinë pasi në një tjetër raport të publikuar se fundmi konstatohet se Italia e cila është një nga ekonomitë më të mëdha të Bashkimit Evropian dhe Eurozonës, ka një nivel rekord të borxhit publik.

Pavarësisht angazhimit dhe premtimeve të shumta të qeverise, Italia vazhdon të përballet me probleme të shumta ku vihen në dukje rritja e dobët ekonomike, borxhi publik i larte dhe papunësia në nivele të frikshme. /oranews/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita

Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita

Ekonomi
Kalo në kategori