Të rinjtë në Kosovë, konsiderojnë se ajri i ndotur, degradimi i lumenjve e fushave të gjelbëruara, janë vetëm disa nga faktorët që jetën në Kosovë e bëjnë jo të shëndetshme. Ata thonë se fajin për mos-ruajtjen e mjedisit e kanë qytetarët dhe vetë institucionet kompetente.
Ata theksojnë se qytetarët nuk kontribuojnë sa duhet për ruajtjen e ambientit as aty ku jetojnë.
Learta Blakaj, studente në vitin e parë në Fakultetin e Mjekësisë, thotë se ka njerëz që kujdesen për ambientin, por, sipas saj, ka edhe të atillë që nuk kanë kujdes fare.
“Në përgjithësi, ka njerëz që janë të kujdesshëm, unë kam hasur në persona të tillë. Por, nuk janë të paktë as ata, të cilët janë plotësisht të pandërgjegjshëm dhe nuk i hedhin mbeturinat në vendet e caktuara, por zakonisht rrugës ose në vendet ku janë duke kaluar andej pari. Një pjesë e madhe e fajit për një ambient jo të pastër është edhe e qytetarëve, të cilët nuk janë të kujdesshme dhe u japin arsye të tjerëve që të ankohen për ta”, thotë Learta.
Mbrojtja e mjedisit është praktikë, në nivel individual, të organizatave ose të qeverisë, në dobi të mjedisit natyror, por edhe shoqërisë.
Yllzon Gashi nga Prishtina thotë se kudo në kryeqytet mund të hasësh në hedhurina që i bëjnë vetë qytetarët.
Ai konsideron se nevojitet një vetëdijesim dhe një kujdes më i madh nga kompanitë kompetente:
“Kam hasur në njerëz që gjuajnë në tokë gjëra të ndryshme, cigare, edhe biletën e autobusit, e plot gjëra të tjera. Unë mundohem sa më shumë ta ruaj ambientin. Por, ajo që vërehet është edhe mungesa ose janë të pakta shportat në qendër të Prishtinës dhe në periferi. Ato që janë, kryesisht janë të prishura”.
Edhe Vjosa Blakaj, e cila studion në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, mendon se po të kishte më shumë shporta dhe kontejnerë, qytetarët ndoshta do të ishin më të kujdesshëm për ambientin.
“Kur kam për të hedhur diçka, e lë në shporta të caktuara. Sjellje shumë e keqe për ata që i gjuajnë (mbeturinat) në tokë. Ka pasur raste kur kam pasur diçka për të gjuajtur dhe derisa kam shkuar te shporta e kam mbajtur në xhep dhe kjo më ka ndodhur shpesh. Mendoj se duhet të shtohet numri i shportave kudo”, tregon Vjosa.
Fitim Zmanaj, student i Arkitekturës, thotë se nuk pajtohet për ata njerëz që vend e pa vend hedhin mbeturina.
“Për veten time unë mundohem ta mbroj ambientin. Nuk pajtohem kur i shoh njerëzit që gjuajnë dhe mendoj se duhet të bëhet edhe më mirë si në Prishtinë, po ashtu dhe në vendet e tjera”, shprehet Zmanaj.
Ilir Qelaj, student në Universitetin e Prishtinës, i cili vjen nga komuna e Suharekës, thotë se për një ambient më të pasur duhet një vetëdijesim i përgjithshëm.
“Për një ambient më të pastër duhet të jemi të gjithë më aktivë. Hedhja e mbeturinave aty ku nuk duhet, s’është gjë e mirë, duhet të ruhet ambienti se është vend i yni. Shpresoj se njerëzit do të vetëdijesohen”, thekson Qelaj.
“Ne sot po jetojmë një kohë që patjetër na duhet të merremi me ambientin. Në Kosovës të rinjtë po merren me gjëra të kota e realisht bërlloku na ka ardhur deri te hunda. Unë jam vetë ambientalist dhe jetoj në fshat dhe po të kishte ndonjë aksion për pastrim, me kënaqësi do të merrja pjesë”, thotë Liridon Kosumi.
Hedhurinat, si kudo jashtë, duhen klasifikuar të paktën në dy grupe, në hedhurina për asgjësim dhe në hedhurina për riciklim ose ripërdorim, ku duhet të klasifikohen hedhurinat prej letre, kartoni, plastike e të tjera thonë qytetarët.
Ndotja e ambientit në Kosovë thuhet se i tejkalon normat e lejuara evropiane, ndërkohë që menaxhimi i mbeturinave është një ndër sfidat kryesore mjedisore në Kosovë. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Limaj flet për mundësinë e koalicionit me LVV-në: Me AAK-në jemi parti të ndara

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës

Limaj pa vija të kuqe për koalicione: Kush më fton në tavolinë, unë i përgjigjem

Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij