LAJMI I FUNDIT:

Belgjika e interesuar për bashkëpunim ekonomik me Kosovën

Belgjika e interesuar për bashkëpunim ekonomik me Kosovën

Kontributi i Belgjikës dhënë proceseve zhvillimore në Kosovë është vërtetë inkurajues edhe për këtë duhet falënderuar Qeverinë Belge dhe më gëzon fakti që tani është rritur interesimi i avancimit të bashkëpunimit ekonomik në mes bizneseve belge dhe atyre kosovare. Investimet e bëra në edukim, në kualitet, menaxhim dhe në shumë aspekte tjera që e karakterizon biznesin belg janë nevoja të cilat i duhen edhe Kosovës në veçanti sektorit privat në rrugëtim drejtë integrimit evropian, theksoi Kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu me rastin e pritjes në takim pune Ambasadorin e Belgjikës në Kosovë Pascal H. Gregoire dhe Attachen Ekonomike Geneviève Wlazel.

Ambasadori Gregoire falënderoi Kryetarin Gërxhaliu për gatishmërinë për bashkëpunim dhe për rekomandimet e dhëna se si të avancohet edhe më tutje bashkëpunimi ekonomik në mes të dy shteteve mike dhe për gatishmërinë e OEK-ut për një partneritet konstruktiv drejtë avancimit të këtyre proceseve.

Është e vërtet se është rritur interesimi i kompanive belge për partneritet në Kosovë dhe kjo dëshmohet edhe nga prania e Wlazel për të marrë informata sa më të mira dhe për të përgatitur një mision tregtar i cili do të vizitojë së shpejti Kosovën në të cilin delegacion përveç Komunitetit të Biznesit do të ketë të pranishëm edhe përfaqësues Institucional nga Belgjika që dëshmon faktin se ky partneritet mes dy sektorëve private do të ketë edhe mbështetje Institucionale, theksoi Ambasadori Gregoire.

Kryetari Gërxhaliu edhe një herë shprehi rëndësinë e partneritetit ekonomik dhe rëndësinë e vizitave të misioneve tregtare në Kosovë e cila duhet të shfrytëzohet që Kosova të promovojë vlerat e veta, të promovojë partneritetin intern dhe vërtetë anëtarët e delegacionit që vine në Kosovë të binden vetë se në Kosovë ka mundësi për bashkëpunim, ka stabilitet ekonomik dhe se Kosova është shumë më e mire e shikuar nga brenda sesa imazhi i krijuar nga jashtë, theksoi Gërxhaliu. /Telegrafi/