Aplikimi i normës së re të akcizës për veturat ka sjellë në buxhetin e Kosovës rreth 150 mijë euro në katër ditët e para të aplikimit. Nga 1 korriku, në Doganat e Kosovës janë zhdoganuar 61 vetura më të vjetra se tetë vjet që deri më tani ka qenë e ndaluar të zhdoganohen në Kosovë. Sipas zëdhënësit të Doganave, Adriatik Stavileci, për këto ditë janë inkasuar rreth 60 mijë euro vetëm nga akciza e importit të veturave, të cilat nuk kanë qenë të lejuara të importohen deri më tani, apo rreth 115 mijë euro gjithsej edhe nga të hyrat e taksës doganore dhe TVSH-së.
Të dhënat e Doganave tregojnë se në katër ditët e para të korrikut janë zhdoganuar edhe 6 vetura të tjera të reja, për të cilat nuk është e obliguar të paguhet akcizë dhe dy vetura të vjetra 5 dhe 6 vjet, që edhe më parë kanë qenë të lejuara të importohen dhe për të cilat paguhet akcizë, shkruan Koha Ditore. “Të hyrat nga importi i veturave për këto katër ditët e para të korrikut janë rreth 150 mijë euro”, tha Stavileci, duke kalkuluar të hyrat nga akciza, Dogana dhe TVSH-ja për të gjitha veturat e importuara gjatë katër ditëve të para të hyrjes në fuqi të akcizës së re. Vetëm tatimi doganor për këto vetura ka qenë rreth 26 mijë euro.
Sipas të dhënave të Doganave, gjatë këtyre katër ditëve janë importuar më së shumti vetura të vjetra 13 vjet, 16 vetura. Të vjetra 12 vjet janë importuar 12 vetura, për të cilat akciza e re është 1000 euro, deri në 2000 kubikë.
Me ndryshimin e kësaj akcize Qeveria shpreson të inkasojë rreth 20 milionë euro. Vlera e përgjithshme e bazës doganore të këtyre veturave është vlerësuar të jetë rreth 250 mijë euro. Sipas vendimit të Qeverisë, për veturat me kilometrazh 00 nuk ka akcizë fare. Për veturat deri në 2.000 kubikë dhe deri në 8 vjet të vjetra, norma e tatimit të akcizës do të jetë 500 euro, ato 9 vjet – 700 euro, 10 vjet – 800 euro, 11 vjet – 900 euro, 12 vjet – 1.000 euro, ndërsa 13 vjet e vjetër do të paguajë akcizë prej 1.100 eurosh.
Veturat nga 2.001 kubikë deri në 3.000 do të kenë akcizë më të lartë. Deri në 8 vjet do të jenë 500 euro, 9 vjet 700 euro, 10 vjet 900 euro, 11 vjet 1.100, 12 vjet 1.300 dhe vetura 13 vjet mbi 2.001 kubikë do të ketë akcizë 1.500 euro. Për ato mbi 3.001 kubikë dhe të vjetra deri në 8 vjet, norma e akcizës do të jetë 1.000 euro. Për ato 9 vjet të vjetra 1.500 euro, 10 vjet – 1.800 euro, 11 vjet – 2.100 euro, 12 vjet – 2.400 euro dhe 12 vjet – 2.700 euro.
Deri më tani në Kosovë është lejuar importi i veturave të vjetra deri në 8 vjet me akcizë prej 500 eurosh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLajm me rëndësi për shqiptarët e Zvicrës!
Me një ceremoni madhështore, diplomuan studentët e gjeneratës së 21-të të UBT-së
Mishi i freskët i pulës nga Perutnina Ptuj – 10% zbritje për një muaj!
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”
Klori, armiku i padukshëm në ujin tuaj – Zgjidhja është Camelot
Spearmint: Çaji që balancon hormonet dhe përmirëson shëndetin tuaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Fero me akuza të rënda: Vajza më është kidnapuar, ia kanë falsifikuar pasaportën - nuk e di ku është
Fero pranon se është në depresion të rëndë, kërkon publikisht ndihmën e mediave: Po më bëhet padrejtësi
Getinjo reagon i nervozuar: Kemi luajtur mendsh, kurrë më keq nuk kemi qenë
“Do të tregojë emrat e disa politikanëve”, Karamuço: Një anëtar i bandës kriminale po bashkëpunon me drejtësinë
Lajm me rëndësi për shqiptarët e Zvicrës!
Pamje nga aksioni i ukrainasve në qytetin rus Belgorod – raketat bien kudo