LAJMI I FUNDIT:

Kapen edhe 16 kosovarë duke hyrë ilegalisht në Gjermani

Kapen edhe 16 kosovarë duke hyrë ilegalisht në Gjermani

Nga 30 janari deri më 1 shkurt, autoritetet policore të Dresdenit kanë zënë 16 emigrantë ilegalë të cilët kanë shfrytëzuar linjat e trenave ndërkombëtarë për të ardhur në Gjermani.

Grupi i parë i kapur të premten në trenin Eurocity 174, përbëhej nga pesë shtetas kosovarë të moshave 15-56 vjeçare. Ndërsa, të dielën në trenin Euro-Night të linjës 476, janë kapur edhe 11 kosovarë të tjerë të moshave 15-51 vjeçare.

Të gjithë personat e kapur kanë pasur vetëm dokumentacion kosovar dhe u kanë munguar dokumentet që mundësojnë qëndrimin në Gjermani, transmeton albinfo.ch.

Katër femra dhe 12 meshkuj qysh gjatë marrjes në pyetje janë shprehur se kërkojnë azil. Pas kësaj ata u janë dorëzuar autoriteteve për të huaj të landit të Saksonisë, në Chemnitz.