LAJMI I FUNDIT:

Më 2 janar Limak-u e merr në menaxhim Aeroportin

Më 2 janar Limak-u e merr në menaxhim Aeroportin

Pronari i kompanisë turke “Limak”, fituese për koncensionimin e Aeroportit Ndërkombëtare të Prishtinës, “Adem Jashari” Nihat Ozdemir, në një intervistë për “Epokën e Re”, është shprehur shumë i kënaqur me punën që po bëhen për transferim e ANP-së, tek Limak.

Ai ka theksuar se përveç këtij investimi që do të jetë miliona euro, ata si kompani po planifikojnë që të shikojnë mundësi tjera për të investuar në Kosovë.

“Me 2 janar aeroporti do të transferohet, pra do të kaloj tek ne. Ndërtimi do të filloj menjëherë pas përfundimit të projekteve. Parashikoj që brenda 18 muajve do të përfundojmë terminalin e ri dhe besojmë se nuk do të ketë problem. Sepse kur në janar e marrim në menaxhim aeroportin, duke menaxhuar aeroportin ekzistues, paralelisht do të fillojmë të ndërtojmë terminalin e ri”, tha Ozdemir.

Sipas tij, Limak nuk operon vetëm në sektorin e aeroporteve, por edhe në sektorin e çimentos, prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë si dhe turizmit. “Ne në Turqi kemi investime të mëdha në turizëm, andaj në Kosovë mendojmë të investojmë edhe në ndërtimin e hoteleve moderne”, theksoi Shefi i Limak-ut Nihat Ozdemir. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

Lajme
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Kronika e Zezë
Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Lajme
Kalo në kategori