LAJMI I FUNDIT:

Kryqi i Kuq shpall aksionin e solidariteti për Shqipërinë

Kryqi i Kuq shpall aksionin e solidariteti për Shqipërinë

Me rastin e përmbytjeve në Shqipëri, Kryqi i Kuq i Kosovës nga data 12.01.2010deri më 19.01.2010, shpall aksionin e solidaritetit për ndi hmë popullatës. Aksioni do të zhvillohet në të gjitha komunat. Popullata e Kosovës mund të ofrojë ndihma në të gjitha zyrat e degëve të Kryqit të Kuq të Kosovës.

Ndihmat mund të jenë në: ushqime të paketuara (si vaj, miell, sheqer, pasta, konserva etj.), mjete higjienike, veshmbathje dhe batanije. Apelojmë të gjithë qytetarët, bizneset që të ndihmojnë popullatën e pësuar nga përmbytjet në Shqipëri përmes Kryqit të Kuq të Kosovës”, thuhet në apelin e KK të Kosovës.