LAJMI I FUNDIT:

Beqaj në Samitin e Stambollit, flet për krizën globale

Beqaj në Samitin e Stambollit, flet për krizën globale

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Besim Beqaj është duke marrë pjesë në Samitin e 12-të të Euroazisë i cili po mbahet në Stamboll të Turqisë.

Organizator i këtij Samiti është Fondacioni Marmara dhe tema boshte të Samitit janë energjia, ekonomia ndërkombëtare dhe ekologjia.

Duke marr pjesë në këtë Samit në emër te OEK-ut, kryetari Beqaj do të flas rreth krizës globale financiare, koordinimit global për tejkalimin e saj dhe bashkëpunimin regjional.

Përveç personaliteteve të rëndësishme nga bota e biznesit në Samit marrin pjesë presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe ai i Kroacisë Stjepan Mesiq. /Telegrafi/