LAJMI I FUNDIT:

KEK kthen energjinë në Shqipëri

KEK kthen energjinë në Shqipëri

Korporata Energjetike e Shqipërisë, për të përballuar krizën energjetike në vend, është duke tërhequr energjinë e depozituar kohë më parë në Kosovë, lajm ky i cili nuk është bërë publik nga zyrtarë të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK). Madje kaosin energjetik në vend, zyrtar të KEK-ut e arsyetojnë me konsumin e tepërt në këto ditë të nxehta dhe me mungesën e prodhimit të njësisë B2 të Tremocentralit "Kosova B", dhe njësisë A4 të Termocentralit "Kosova A", pavarësisht rritjes së importit.

Gazeta Albania shkruan se prurjet e ujit në kaskadën e lumit Drin janë përgjysmuar kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, ndërkohë niveli i Fierzës është duke pësuar një rënie prej 16 cm në ditë.

"KESH-i ka marrë masat për të përballuar një situatë të tillë nëpërmjet rritjes së importit, tërheqjes së energjisë së depozituar në Kosovë dhe shkëmbimeve që po bëhen me Greqinë".

Sipas gazetës Albania, KESH-i ka krijuar në kaskadën e Drinit një rezervë energjetike prej 930 milionë kilovat-orë, ndërkohë që 180 milionë kilovat orë të tjerë janë depozituar në Kosovë.


"Prej disa ditësh ka nisur tërheqja e kësaj sasie energjie për të plotësuar kërkesat e vendit gjatë këtij sezoni turistik". /Telegrafi/