LAJMI I FUNDIT:

Lepaja: Ibrahim Rugova bëri kompromis me PDK-në, mos me kallë Kosovën!

Lepaja: Ibrahim Rugova bëri kompromis me PDK-në, mos me kallë Kosovën!

Analisti Fadil Lepaja, ka thënë se, edhe pse LDK-ja dikur i fitonte edhe 60 për qind të votave në zgjedhje, “Dr. Ibrahim Rugova çdo herë ka bërë kompromis vetëm për mos me kallë Kosovën”.

Lepaja thotë se ish-lideri i LDK-së dhe presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, ka qenë një njeri shumë i përgjegjshëm dhe atdhetar i jashtëzakonshëm.

“Rugova ka qenë në gjendje të heq dorë nga pushteti vetëm që të mos e rrezikojë vendin. Mendoj se edhe zoti Thaçi, i cili pati shkuar dhe u pat përkulur te varri i presidentit Rugova, duhet ta bëjë të njëjtën gjë, sepse nuk e ka besimin e qytetarëve”, tha Lepaja, për First Channel.

Ai ka thënë se PDK-ja nuk e ka të drejtën që ta zgjedh kryeparlamentarin.


Lepaja gjithashtu ka thënë se vendi nuk mund të ecë përpara me Partinë Islamiste, Partinë e Drejtësisë, pra me ata që mundohen dhe duan t’i fusin ligjet e sheriatit në Kushtetutë.

Lepaja ka akuzuar PDK-në se po abuzon edhe po keqpërdorë normat ligjore.

“Partia Demokratike dhe koalicioni i saj i çuditshëm, i përzierjeve të ideologjive dhe koncepteve, duhet t’i ndërprejë të gjitha lojërat formale, të gjitha lojërat me ligjin, gjithë keqpërdorimin e normave ligjore dhe ta respektojë vullnetin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një shumicë parlamentare, e cila mund ta formojë një qeveri stabile. Përndryshe në zgjedhjet e ardhshme PDK do të penalizohet, do të ndëshkohet nga vota e qytetarëve”, ka thënë Lepaja në emisionin "Katror" të First Channel. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
Kalo në kategori