LAJMI I FUNDIT:

Publikohet regjistri me 2500 lloje të barnave farmaceutike

Publikohet regjistri me 2500 lloje të barnave farmaceutike

Agjencioni i Kosovës për Produkte Medicinale ka publikuar regjistrin e barnave, regjistër ky i cili përfshinë 2500 barna të ndryshme me mbi 600 molekula.

Ky regjistër do të përmbajë të gjitha barnat që janë të regjistruara në Kosovë dhe është bërë në mënyrë që të luftohet tregu i zi i barnave.

Sipas Arianit Jakupit, ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv të Agjencionit të Kosovës për Produkte Medicinale, ky regjistër paraqet një punë të vazhdueshme të shumë autorëve dhe siç pohoi ai ky regjistër ka një rol shumë të madh.

“Ky regjistër përmban rreth 2500 barna të formave të ndryshme farmaceutike të cilat përmbajnë mbi 600 molekula, pra substanca farmaceutike. Puna e këtij regjistri është bërë në bashkëpunim të Ministrisë së Shëndetësisë me Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale dhe Shoqatës Farmaceutike të Kosovës. Roli i këtij regjistri është shumë i madh, me këtë rast ne kemi rritur edhe tirazhin për shkak se në numrin e kaluar kanë qenë 1500 kopje dhe këtë e kemi botuar me 2000 kopje të cilat do të ndahen falas në qendrat e mjekësisë familjare dhe nëpër barnatoret e Kosovës, dhe kjo është bërë me qëllim të përshkrimit të barnave të cilat janë të regjistruara në Kosovë”, ka deklaruar Jakupi.


Kurse, Rexhep Hoxha, profesor në Fakultetin e Mjekësisë, tha se ky regjistër është një ndihmesë e madhe për kompanitë farmaceutike të cilat tregtojnë apo importojnë barna, madje sipas tij, ky regjistër ndihmon në luftimin e tregut të zi.

“Ky është numri tre i regjistrit zyrtar të barnave. Regjistri zyrtar i barnave, pra jep një ndihmesë në luftimin e tregut të zi të barnave që do të thotë se mjekët janë të obliguar që të përshkruajnë barnat pikërisht nga ky regjistër dhe po ashtu barnatoret të mbajnë barna të cilat do të thotë gjenden në këtë regjistër. Regjistri do të thotë përmban disa të dhëna duke filluar nga herri gjenerik i barit, nga grupi farmakoterapeutik, nga TC kodi dhe nga kategoria e përdorimit të barit në shtatzëni. Pastaj në kuadër të monografisë së shkurtët për secilin bari. Do të thotë janë të përcaktuar ndikimet, dozimi , kundër ndikimet dhe për secilin bari do të thotë gjendet edhe tabela e gjitha preparateve të regjistruara do të thotë paraleleve që gjenden në treg”, ka thënë ai.

E, Hilmi Islami, recensent i regjistrit u shpreh se ky regjistër përfshinë të gjitha barnat që ndodhen në farmacitë e Kosovës.

“Përfshinë të gjitha barnat të cilat ndodhen në tregun farmaceutik kosovar. Përfshinë të gjitha barnat me emër të mbrojtur dhe me emër gjenerik të cilat i lejon Organizata Shëndetësore Botërore. Sistematizimi i librit është mjaft i qëlluar dhe është shumë praktik gjë që në fakt e mundëson që më lehtë farmacisti , mjeku dhe stomatologu ta shfrytëzojnë këtë doracak”, ka thënë ai.

Ndryshe, ky është regjistri numër tre i cili bëhet në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë. /

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kalo në kategori