Në një takim me media Partia e Fortë sot bëri publike pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare të Republikës së Kosovës që do të mbahen me datën 8 qershor. U bë e ditur se Partia e fortë (më e fortë se kurdoherë) merr pjesë në zgjedhjet parlamentare me moton “Vota është e jona” dhe me listë të hapur.
Një ndër temat e para që u prek në këtë takim ishte transformimi i imazhit të Partisë në një version më Evropian dhe të civilizuar. Kjo temë u ngrit si rezultat i shqetësimeve të shprehura nga një numër i konsiderueshëm i simpatizantëve të partisë të cilët ditët e fundit shprehën hapur konfuzionin e tyre lidhur më uljen e mundshme të nivelit të fortësisë në parti.
“E kuptojmë këtë shqetësim me vend, por duhet të theksoj së pari se kjo qasje do të vazhdoj deri në fund të fushatës dhe ka për qëllim përfitimin e më shumë votave nga qytetarët e pavendosur që kanë vizion të civilizuar për shoqërinë. Ndërsa përkrahësve tonë besnik, pra qytetarëve që preferojnë politikanin e fortë ju premtojmë se do të rikthehemi në këtë qasje politike menjëherë pas fitores në zgjedhjet parlamentare”, pohoi Kryetari Visar Arifaj, njofton Partia e Fortë.
Kryetari më tutje shtoi se “ky ndryshim kozmetik është qasje strategjike që ka për qëllim që përveç votave të pjesës së fortë të shoqërisë të i sigurojë edhe votat e një shtrese më pak të fortë e cila ndryshe e quan vetën edhe si shtresa e civilizuar, kështu që jemi të sigurt në fitore prandaj edhe garojmë me moton – ‘Vota është e jona’”.
Sidoqoftë sipas Partisë së Fortë vota nuk është qëllimi final, por vetëm një mjet për të arritur në qëllimin final e që është krijimi i benefiteve financiare për kryetarin dhe nënkryetarët dhe familjarët e tyre. Për momentin, si një parti ende që nuk është drejtpërdrejtë në pushtet, Partia e Fortë çështjen e financave ende e sheh një sfidë e cila duhet të përmirësohet përmes monetarizimit të kandidaturave.
“Prandaj kemi vendosur që listat e hapura ti bëjmë edhe më të hapura duke ju mundësuar të gjithë qytetarëve që kanë kapacitet financiar të jenë pjesë e listës zgjedhore të Partisë së Fortë e më vonë edhe pjesë e kabinetit qeveritar”, ka pohuar lidhur me këtë çështje Kryetari Visar Arifaj.
Tarifat e sakta për tu kandiduar për deputet përmes listës së Partisë së Fortë janë publikë në çmimoren e cila është e përpiluar për këtë qëllim. Sa i përket kësaj çështjeje duhet të theksohet që çmimorja e Partisë ofron lirim për kandidimet familjare që përmbajnë më shumë se 5 kandidatë e poashtu edhe për pjesëtarët e shoqërisë civile që duan të kandidojnë përmes listës së Partisë së Fortë.
Kandidatët për Ministra do të përzgjedhen përmes ankandit të mbyllur dhe nuk ka çmime fikse për këto poste për shkak të variabilitetit që ato kanë në rëndësinë, pushtetin dhe potencialin përfitues. Ministrat do të zgjedhen përmes ankandit të fshehtë (përveç Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Askush nuk paguan për këtë post). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-numerimi-780x439.jpg)
Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës
![LDK e LVV](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lvv-ldk-1-780x439.jpg)
LDK e LVV "kapen" për një fletëvotim në Prishtinë
![Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/uckkk-780x439.png)
Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë
![NEWBORN edhe këtë vit me pamje unike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-1-6-780x439.jpg)
NEWBORN edhe këtë vit me pamje unike
![Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_12-5-780x439.jpg)
Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate
![Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480161701_1037071128456018_2246888718518334382_n-780x439.jpg)
Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara