Nën patronatin e presidentes së vendit, edhe këtë vit, është organizuar Darka e Lames apo si njihet ndryshe Dita e Falënderimeve, e cila, për dallim nga herët e kaluara, është organizuar në Sheshin “Ibrahim Rugova”, në të cilën, krahas zyrtarëve vendorë e ndërkombëtar, kanë marrë pjesë edhe qytetarë të Kosovës.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se ajo së bashku me qytetarët e Kosovës janë mbledhur që në këtë festë, në përfundim të korrave, për t`ju gëzuar bereqetit që ka falur Zoti në këtë tokë pjellore të vendit.
Ajo ka thënë se Dita e Falënderimeve është festa tradicionale e moçme që prej kohës së Dardanëve Ilir që ka bashkuar të gjithë njerëzit e Kosovës me njeri tjetrin dhe për të ardhmen e tyre
“Kjo është një ditë që na mbledh të gjithë neve, rreth sofrës tonë së begat dhe kur bëhemi bashkë më të dashurit tanë pas punëve të kryera të stinës, por gjithashtu kjo është një ditë kur duhet të shtrojmë dorën e ndihmës fqinjëve tanë dhe të gjithë atyre që kanë nevojë për ne. Në këtë ditë le të jemi falënderues për sigurinë dhe përparimin e vendit tonë, të jemi falënderues për tokën tonë të begat dhe për bereqetin që na sjell ajo, le të jemi falënderues për liritë tona për të cilat kemi sakrifikuar aq shumë dhe për shëndetin e gjithë qytetarëve tanë”, ka thënë presidentja.
Ajo ka pohuar se paqja ndërtohet më mirëkuptim dhe me respekt të ndërsjellë dhe se qëndrueshmëria jonë varet nga vetë ne.
Në Darkën e Lames kanë marrë pjesë përfaqësues të KFOR, zyrtarë të ambasadave në Kosovë, përfaqësues të FSK-së e intelektualë të tjerë.
“Darka e Lamës” ka filluar të shënohet tradicionalisht nga viti 2002, fillimisht nga ish-presidenti Ibrahim Rugova, për t’u pasuar pastaj nga ish-presidenti, Fatmir Sejdiu, si një traditë e bartur që nga koha e paraardhësve tanë, dardanëve të Ilirisë. Përfundimi i korrje-shirjeve, sipas traditës, ka sjellë gëzim dhe festë të përbashkët në Darkën e Lamës ku secili e sjell ushqimin më të mirë që ka në sofrën e përbashkët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpecialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale