LAJMI I FUNDIT:

Miratim i ligjeve, për sy e faqe

Miratim i ligjeve, për sy e faqe

Sido që të paraqitet nevoja, Parlamenti i Kosovës miraton ligje, por problemi shfaqet menjëherë pas hyrjes në fuqi, pasi që këto ligje nuk janë të zbatueshme në praktikë, vlerësojnë përfaqësuesve të shoqërisë civile.

Në planin legjislativ të Kuvendit të Kosovës për vitin 2013, kujtojnë përfaqësues të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), në rreth 60 për qind të atij plani janë paraparë projektligje për plotësim-ndryshim, madje disa ligje që janë miratuar vetëm vitin e kaluar.

Kjo, sipas Driton Selmanajt, analist në KDI, tregon se ligjet, të cilat po miratohen në Kuvend, nuk po arrijnë të gjejnë zbatim dhe menjëherë po krijohet nevoja që të plotësohen apo ndryshohen.

“Në të gjitha raportet e progresit të Komisionit Evropian për Kosovën, një ndër vërejtët kryesore ka qenë sundim i ligjit. Kjo qasje e institucioneve nuk po reflektohet me ndryshimin realitetin në Kosovë duke fuqizuar implementimin e ligjit në Kosovë”, ka thënë Selmanaj.


Driton Selmanaj nga KDI, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Kuvendi i Kosovës miraton ligje, por e vërtetë është se ato ligje nuk fuqizohen, nuk aplikohen, nuk ekzekutohen në jetën e përditshme të qytetarit, bizneseve, familjeve, në jetën sociale.

“Kjo qasje e institucioneve të Kosovë duhet të ndryshohet në mënyrë që të ketë debate më të gjëra gjatë draftimit të ligjeve dhe në fund që të ketë kohë të mjaftueshme që institucionet relevante, qoftë Kuvendi apo Qeveria, të reflektojnë në përmbajtjen e tyre dhe që ligjet që miratohen në Kosovë, të jenë në përputhje me interesat e qytetareve të Kosovës dhe mentalitetin e kësaj shoqërie”, ka vlerësuar Selmanaj.

Përfaqësues të lartë të institucioneve të Kosovës dhe drejtues të organeve të drejtësisë kanë përsëritur disa herë se forcimi i sundimit të ligjit në vend duhet të jetë prioritet dhe angazhim i gjithë mekanizmave vendorë.

Por, pavarësisht kësaj, në dyert e institucioneve për sundimin e ligjit vazhdojnë të trokasin kritika, nga më të ndryshme për moszbatim të ligjeve.

Drejtori ekzekutiv i Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë, Behxhet Shala, e ka quajtur mjaft shqetësuese moszbatimin e ligjeve.
Ne i miratojmë ligjet, por kur vjen koha për t’i zbatuar, dalin probleme.

“Kosova, në fakt, i ka miratuar të gjitha ligjet, sepse draftimi i ligjeve kushtëzohet me plotësimin e standardeve të BE-së. Ne i miratojmë ligjet, por kur vjen koha për t’i zbatuar, dalin probleme. Kjo sepse një ligj, i cili është i zbatueshëm në Holandë, Gjermani apo shtete që kanë një standard ekonomik, standard të lartë të respektimit të të drejtave të njeriut, standard të funksionimit të drejtësisë, nuk do të thotë që ato ligje mund të gjejnë zbatim në Kosovë, pasi që këtu është realitet krejt tjetër”, ka vlerësuar Shala.

Kosova, ka theksuar Shala, do të ishte shumë më mirë që të miratojë apo hartojë ligje për një fazë kalimtare 5 apo 10 vjet dhe në përputhje me mundësit e zbatimit, pasi që, siç është shprehur ai, tani nëse bëhet një ligj me standarde shumë të larta dhe nuk ka kushte minimale për zbatim, atëherë, sipas tij, nuk është bërë asgjë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK vija të kuqe LVV-së, Çitaku: Preferojmë koalicion me partitë opozitare

PDK vija të kuqe LVV-së, Çitaku: Preferojmë koalicion me partitë opozitare

Politikë
Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati

Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati

Kronika e Zezë
Rashiq: Gjysmën e votave Lista Serbe i ka të importuara nga Serbia

Rashiq: Gjysmën e votave Lista Serbe i ka të importuara nga Serbia

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Lajme
KQZ njofton nisjen e numërimit të votave për kandidatë edhe në 14 komuna, siguron se rezultatet do të jenë të sakta

KQZ njofton nisjen e numërimit të votave për kandidatë edhe në 14 komuna, siguron se rezultatet do të jenë të sakta

Lajme
Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Kronika e Zezë
Kalo në kategori