LAJMI I FUNDIT:

Ford lëndohet në xhirime

Ford lëndohet në xhirime

Harrison Ford ka lënduar këmbën pasi një derë hidraulike ishte rrezuar mbi të, gjatë xhirimeve të filmit të ri “Star Wars” në Buckinghamshire.

71-vjeçari është dërguar në një spital në Oxford, për trajtim pas lëndimit.

“Harrison ishte duke xhiruar një skenë dhe një derë hidraulikë u rrëzua. Dera ia zuri një pjesë të këmbës së tij”.

“Të gjithë u shokuan. Ai u dërgua me urgjencë në spital me helikopter, sepse askush nuk donte të rrezikonte”.


“Ai është njëri nga yjet më të mëdha të filmit dhe askush nuk besonte se diçka e tillë mund të ndodhte kaq herët (gjatë xhirimeve)”, ka thënë një burim për The Sun. /Telegrafi/