LAJMI I FUNDIT:

Samuel L. Jackson humbi virgjërinë si 11-vjeçar

Samuel L. Jackson humbi virgjërinë si 11-vjeçar

Aktori veteran, Samuel L. Jackson, ka treguar se e kishte humbur virgjërinë kur ishte 11 vjeç, gjatë pushimeve te të afërmit e tij në Georgia.

64-vjeçari shkonte për t’u larë në një lumë të vogël me disa vajza më të rritura se ai në moshë dhe kishte dëshirë të madhe që ta provonte për herë të parë nëse ato pranonin.

“Ishin disa vajza që jeton në pyllin pranë nesh dhe të gjithë takoheshim te lumi dhe laheshim të zhveshur. Isha 10 ose 11 vjeç. Mendoj se dy nga vajzat ishin rreth 14 ose 15 vjeçare, dhe atëherë ndodhi”.

“Mua më interesonin vajzat, pikë. Ato mund të ishin të trasha, të holla, të gjata, të shkurtra, të shëmtuara, të bukura – nuk më interesonte derisa ishin të gatshme që ta bënin”, ka treguar aktori.


Samuel L. Jackson është i martuar me aktoren LaTanya Richardson që nga viti 1980, të cilën e ka njohur gjatë studimeve në Atlanta. Ata kanë një vajzë së bashku. /Telegrafi/