Jemi në ditën e fundit të afatit kalimtar veror dhe ashtu si temperaturat të cilat janë të zjarrta në vendin tonë, ashtu dhe janë kalimet e futbollistëve nga një klub në klubin tjetër. Telegrafi ju sjell orët e fundit të afatit kalimtar veror, transferimet zyrtare, spekulimet dhe gjithçka tjetër në kohë reale.
19:09 – Arsenali ka konfirmuar se sulmuesi i porsatranferuar Joel Campbell është dhënë si huazim te skuadra franceze Lorient.
19:05 – Tashmë është mbyllur afati kalimtar veror për klubet italiane, me Milanin, Interin, Romën dhe Juventusin që kanë bërë blerjet e fundit disa minuta para mbylljes së merkatos.
19:00 – Nëpër Twitter po qarkullojnë zëra se Arsenalit i është refuzuar oferta prej 10 milionë funtesh për Mikel Artetan, megjithëse Goal beson se Yann M’Vila është prioriteti për Arsene Wenger.
17:50 – Zyrtare: Milani transferon Nocerinon.
17:30 – Milani është shfaqur në skenë me një ofertë për mesfushorin Antonio Nocerino, të cilin Rossonerët e duan si huazim brenda 30 minutave të ardhshme.
17:23 – Interi ka transferuar 16 vjeçarin Lorenzo Tassi nga Brescia. Sulmuesi i talentuar konsiderohet si “Roberto Baggio i ri”.
17:18 – Zyrtare: Zdenek Grygera kalon te Fulhami nga Juventusi.
17:19 – Arsenali tani futet në garë, gjithnjë sipas mediave angleze edhe për mesfushorin e Evertonit, Mikel Arteta.
17:17 – Zyrtare: Roma nuk ka të ndalur pasi ka transferuar edhe Fernando Gagon nga Real Madridi, pas nënshkrimeve me Miralem Pjanic dhe Fabio Borinin.
18:05 – Peter Crouch është duke qëndruar në Britannia Stadium të Stoke Cityt për te finalizuar kalimin e tij nga Tottenhami.
18:00 – Edhe zyrtarisht Wesley Sneijder do të qëndrojë te Interi, pasi agjenti i mesfushorit holandez ka hedhur poshtë spekulimet se klienti i tij është duke i zhvilluar testet mjekësore në Old Trafford. Lexo më shumë…
17:46: Sky raporton se Chelsea është duke tentuar transferimin e mesfushorit të Cesenas, Marco Parolo.
17:42 – Juventusi ka konfirmuar transferimin e sulmuesit 18 vjeçar ganez, Yussif Raman Chibsah.
17:41 – Mediat spanjolle raportojnë se Royston Drenthe i Real Madridit ka nënshkruar me Evertonin.
17:30 – Craig Bellamy është duke udhëtuar drejt Liverpoolit për të kompletuar transferimin te klubi nga Anfield, pasi i është dhënë leja të largohet nga kampi i kombëtares uellsiane.
17:35 – Roma ka konfirmuar në faqen zyrtare transferimin e Pjanic.
17:40 – Mbrojtësi i Juventusit, Zdenek Grygera ka kaluar te Fulhami.
17:20 – Sulmuesi i Juventusit, Amauri është fare pranë kompletimit të kalimit të tij te Marseille, raporton Sky.
17:10 – Zyrtare: Arsenali ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit të Werder Bremenit, Per Mertesacker, pas arritjes së marrëveshjes me klubin gjerman.
16:50 – Zyrtare: Arsenali ka kompletuar transferimin e futbollistit të Fenerbahces, Andre Santos për një shumë prej 7 milionë eurosh. Lexo më shumë…
16:45 – Drejtori i Bayernit, Christian Nerlinger ka konfirmuar se klubi bavarez nuk ka marrë ndonjë ofertë nga Chelsea për Franck Riberyn, pas raportimeve të mediave angleze se kjo ka ndodhur në mëngjesin e sotëm.
16:30 – Agjenti i Marco Boriellos mohon largimin nga Roma.
16:25 – Mesfushori Lassana Diarra në momentet përfundimtare ka refuzuar ofertën e Milanit dhe do të qëndrojë te Real Madridi.
16:24 – Është hedhur dritë mbi të vërtetën e transferimit të Rodrigo Palacios te Interi nga Genoa. Pas refuzimit të ofertës prej 10 milionë euro për Palacios nga Enrico Preziosi, Interi është kthyer kah Zarate ku suksesshëm ka arritur të finalizojë marrëveshjen me Lazion.
16:20 – Mediat italiane spekulojnë se Mario Balotelli deri në fund të ditës mund të jetë lojtar i Milanit, pasi Antonio Cassano do të kalojë te Juventusi. Mbetet të shihet sa janë të vërteta këto spekulime.
16:00 – Tashmë është pothuajse zyrtare, Mauro Zarate është huazuar te Interi për sezonin e ardhshëm me opsionin e blerjes për 15 milionë euro në fund të sezonit.
15:55 – Zyrtare: Scott Parker është transferuar te Tottenhami. Lexo më shumë…
15:49 – Zyrtare: Interi ka kompletuar transferimin e Diego Forlan nga Atletico Madridi. Forlan qëndroi dje në Appiano Gentile, por zyrtarizimi u bë vetëm sot. Lexo më shumë…
15:45 – Zyrtare: Miralem Pjanic ka kaluar nga Lyoni te Roma. Ende jemi në pritje të konfirmimit të detajeve financiare të këtij transferimi.
15:44 – Sipas burimeve tona Kaka dhe Wesley Sneijder nuk do të lëvizin nga klubet e tyre. Kjo për shkak se Sneijder ka thënë se do jetë lojtar i Interit në ndeshjen me San Marinon, aludim i fortë ky se ai nuk do ikën nga Interi. Kaka po ashtu nuk do të kalojë te Milani për shkak se e refuzoi ish-klubin për t’i dhënë edhe një vit vetes te Los Blancos.
15:00 – Arsenali besohet se është shumë afër transferimeve të Per Mertesacker, Andre Santos, Yann M’Vila, Alex dhe shumë të tjerëve, megjithëse ende nuk ka bërë ndonjë konfirmim zyrtar. Orët e ardhshme sigurisht se do të jenë nevrike në Londrën Veriore.
14:53 – Craig Bellamy është pranë kalimit të tij te Liverpooli. Veterani ishte thënë se është pranë QPR-së, por duket se ka zjedhur The Reds.
14:39 – Chelesa është po ashtu është shumë prapnë transferimit të Alvaro Pereiras nga Porto. Një trnasfer i 25 vjeçarit pritet të bëhet për një shumë prej rreth 28 milionë eurosh.
14:27 – Sportinglife raporton se Boltoni ka arritur marrëveshje me Liverpoolin për David N’gog për një shumë prej 4.5 milionë eurosh.
14:27 – Zyrtare: Joe Cole i është bashkuar kampionit të Francës Lille në formë huazimi njëvjeçar. Lexo më shumë…
14:19 – Interi ka shitur talentin e ri Christoph Knasmullner te Ingolstadt, pasi gjermani ka dështuar t’i impresionojë tifozët e Interit. Ai ka nënshkruar me skuadrën e re kontratë trevjeçare.
13:35 – Veterani Massimo Oddo i është bashkuar Lecces në formë huazimi njëvjeçar nga kampioni i Italisë Milani. Lexo më shumë…
13:33 – Agjenti i Keisuke Hondas ka mohuar spekulimet se klienti i tij ka fluturuar në Londër për të nënshkruar me Arsenalin. Ishte thënë në mëngjes se japonezi do të jetë lojtar i ri i Arsenalit.
13:10 – Zyrtare: Edhe një lojtar i Real Madridit është larguar, së paku në baza të përkohshme. Getafe ka bërë të ditur ri transferimin e anësorit Pedro Leon në formë huazimi njëvjeçar. Lexo më shumë…
13:01 – Juventusi është në negociata për transferimin e Daniele Gastaldellos në Torino. Gjiganti i Serie A është duke kërkuar përforcime në mbrojtje.
12:46 – Nicklas Bendtner është fare pranë largimit nga Arsenali, kurse ekipi i tij i ardhshëm do të jetë Stoke City.
11:22 – Interi ka konfirmuar se ka arritur të shkëmbejë gjysmën e kartonit të Emiliano Vivianos me gjysmën e kartonit të mesfushorit Juraj Kucka me Genoan, me të dy lojtarët të cilët do të qëndrojnë në klubet aktuale deri në fund të sezonit të ardhshëm.
11:04 – Roma dhe Palermo janë duke luftuar sipas mediave italiane për shërbimet e Fernando Gagos.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAfati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Rio Ferdinand i sugjeron Man Utd transferimin e top sulmuesit në ditën e fundit të afatit kalimtar
Agjenti Jorge Mendes po punon për transferimin e yllit portugez tek Milani
Kur përfundon afati kalimtar në top pesë ligat evropiane
Të gjithë u çuditën kur Barcelona bëri gjashtë zëvendësime në ndeshje, por një rregull i panjohur ia mundëson këtë skuadrave
Barcelona nuk heq dorë nga transferimi i yllit gjerman – do tentojë sërish në verë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet