LAJMI I FUNDIT:

Ju faleminderit djema!

Ju faleminderit djema!

Një formacion i dytë i përfaqësueses tonë, Shqipërisë, ka mbrojtur suksesshëm nderin e kombit, duke pësuar humbje të ndershme ndaj një Argjentine që në përbërje kishte superyjet e futbollit botëror.

Me që lojtarët e formacionit ‘bazë’ të Shqipërisë refuzuan të luajnë në këtë takim miqësor, ishin rezervistët dhe të rinjtë ata që shpëtuan nderin e kombit, përkundër humbjes prej 4-0. Argjentina luajti më mirë, por duhet të marrim parasysh se në formacionin startues ishte jashtëtokësori Lionel Messi.

Nga fillimi i takimit, Argjentina filloi të dominonte me Shqipërinë krenare që në këtë takim hyri sa për prestigj. Rezultati u bllokua shumë shpejtë. Kush tjetër pos Lionel Messit e gjeti të lirë në zonë Ezequiel Lavezzin, i cili shënoi në portën e Beqajt për 1-0 (6’).


Në vazhdim të takimit Shqipëria nuk arrin të kërcënojë aspak portën e Argjentinës, ndërsa këta të fundit po zhvillonin me sukses stërvitjen e tyre për Copa American.

Ishte Ezequiel Lavezzi ai që në minutën e 43-të asistoi për Lionel Messin, i cili me magjinë e tij shënoi për 2-0 dhe fundin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë vazhdoi presioni i madh i Argjentinës, me Shqipërinë që arriti të bëjë vetëm një goditje drejt portës rivale me anë të Gjergji Muzakës.

Rezultatin e trefishoi Sergio Aguero (75’) që shënoi me ndihmën e të madhit Lionel Messi, kurse rezultatin përfundimtar të këtij takimi miqësor Argjentinë 4-0 Shqipëri, e vuri Carlos Tevez (90’). /Telegrafi/

Argjentinë 1-0 Shqipëri, Lavezzi (6′)

Argjentinë 2-0 Shqipëri, Lionel Messi (43′)

Në trend Sport

Më shumë
Ish-ylli i Arsenalit në gjyq me babanë: E braktisën si foshnjë dhe tani po i kërkojnë para

Ish-ylli i Arsenalit në gjyq me babanë: E braktisën si foshnjë dhe tani po i kërkojnë para

Ndërkombëtare
Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

La Liga
Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

La Liga
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
FIFA do të diskutojë ndryshimet revolucionare në rregullat e futbollit më 1 mars

FIFA do të diskutojë ndryshimet revolucionare në rregullat e futbollit më 1 mars

Ndërkombëtare
Arsenali përgatit një ofertë prej 75 milionë eurosh për yllin e Barcelonës

Arsenali përgatit një ofertë prej 75 milionë eurosh për yllin e Barcelonës

Premier League
Kalo në kategori