LAJMI I FUNDIT:

Geti së shpejti vjen me “N’Prishtinë”

Geti së shpejti vjen me “N’Prishtinë”

Getoar Selimi, këto ditë pritet që të lansojë klipin e tij më të ri të titulluar “N’Prishtinë”.

Pas klipit të fundit “High”, këtë herë bosi i BabasStars po sjell në treg një këngë solo.

Xhirimet e këtij klipi kanë filluar javë më parë, teksa në rrjetet sociale u publikuan disa foto të cilat ishin të bëra në shesh xhirimin e këngës.


Pas disa prononcimeve të bëra nga vet këngëtari, kënga pritet të jetë një hit i radhës, dhe është në etapat e fundit të realizimit.
Ky klip u realizua në vendin tonë, me një produksion kosovar. /Telegrafi/