Aktvendimi që Xhabir Zharku të vuajë dënimin prej 3 vjetësh burg, nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, më 3 tetor ka mbërritur për ekzekutim në Gjykatën Komunale në Kaçanik. Gjykata e ka ftuar atë të shkojë në burg më 18 tetor. Avokati i Zharkut paralajmëron ankesë ndaj ekzekutimit të vendimit, por ende nuk ka vendosur se cila do të jetë arsyeja.
Aktgjykimi për Xhabir Zharkun, ish-kryetar i Komunës së Kaçanikut, ka mbërritur në Gjykatën Komunale të këtij qyteti për ekzekutim. Nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, vendimi sipas të cilit Zharku është i dënuar me 3 vjet burg, ka mbërritur në Gjykatën Komunale në Kaçanik, të mërkurën e kaluar.
Ramadan Gudaci, kryetar i Gjykatës Komunale në Kaçanik, e konfirmoi për Gazetën Jeta në Kosovë se aktvendimi për ekzekutim i ka mbërritur me 3 tetor.
“Ftesat palëve u janë dërguar të nesërmen, më 4 tetor. I dënuari Zharku është ftuar të shkojë në vuajtje të dënimit më 18 tetor”, tha gjyqtari Gudaci. Ai shtoi se deri më tash nuk ka mbërritur asnjë ankesë, ndonëse kanë të drejtë që këtë ta bëjnë brenda shtatë ditësh.
Por, Xhevdet Shala, avokat i të dënuarit Xhabir Zharku, tha se ende ka kohë për të parashtruar ankesë nëpërmjet së cilës, eventualisht do të mund të shtyhej dita e ekzekutimit të vendimit. “Do të ushtrojmë ankesë, por ende ka kohë deri më 18 tetor”, tha avokati Shala, për Gazetën Jeta në Kosovë.
Ai shtoi se ende nuk e di se çfarë arsyetimi do të përmbajë ankesa, ndonëse e pranoi se sot ka pasur takim me klientin e tij, Xhabir Zharku.
Xhabir Zharku, nga viti 2007 deri në maj 2012 e ka qeverisur Komunën e Kaçanikut. Ai është dënuar me tri vjet burg për detyrim dhe posedim të paligjshëm të armës. Dënimi me burg prej tri vitesh atij i është vërtetuar edhe nga Gjykata Supreme.
Zharku, së bashku me Arsim Kolshin, Besnik Hasanin dhe Nusret Cenan, si pjesë e një grupi, në kohë të ndryshme, prej ose më 26 qershor 2006, deri më 1 gusht 2006, me qëllim që të përfitojë për qëllime materiale për vete, ose për dikë tjetër, ka përdorur kërcënime serioze ndaj të dëmtuarve.
Ata i kanë kërcënuar me vrasje Shefket Lurin, Xhelil Sumën dhe Azem Sumën në rast se nuk do të tërhiqeshin nga tenderi i fituar nga Agjencia Kosove Privatizimit (AKP) në valën e 16-të për privatizimin e një ferme të deleve, në sipërfaqe prej 32 hektarësh, në fshatin Rakaj të Ferizajt.
Gjashtë muaj pas marrjes së vendimit, Zharku ende ndodhet në liri, derisa aktvendimi për ekzekutimin e vendimit pas kësaj kohe, nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës ka mbërritur në Gjykatën komunale të Kaçanikut.
Sipas procedurës, Gjykata Supreme duhej të informojë Gjykatën e Qarkut, gjë të cilën e ka bërë më 9 korrik, ndërsa kjo e fundit kërkon menjëherë nga Gjykata Komunale e Kaçanikut që të dërgojë në burg Zharkun. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëI reagoi për subvencionet, Peci e fyen rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër
Kurti reagon ndaj debateve mbi doracakët për edukimin seksual në shkolla
Qytetari nga Podujeva dorëzon në polici paratë e gjetura në Han të Elezit, kërkohet pronari
Krasniqi në Hagë: Çdo ditë e më tepër jemi të sigurt se dielli do të lind përsëri
Ahmeti në 30 vjetorin e themelimit: UÇK-ja sublim i luftës së popullit shqiptar për liri
Muhamed Sejdini jep dorëheqje nga pozita e tij si president i FFM-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën