LAJMI I FUNDIT:

Russell Crowe flet për Robin Hood

Russell Crowe flet për Robin Hood

Sipas Russel Crowe, versioni i ri i filmit “Robin Hood” dallon nga filmat e mëhershëm, pasi që shfaq një pjesë të jetës së tij.

Aktori australian që është dhe protagonisti kryesor në rolin e Robin Hood, sqaron rolin e karakterit të tij, që siç njihet vjedh nga i pasuri për t’i dhënë të varfrit.

“Ngjarja që po tentojmë të bëjmë është të tregojmë se nga po vjen Robin Hood!? Në një pjesë të ngjarjes ai fillon të tregojë se kush është dhe të shohë se fati e ka atë në dorë, dhe se ai është shndërruar në diçka më shumë se që mendonte se ishte”, tha Crowe.


“Robin Hood” do të debutojë në Festivalin e Filmit të Kanës më 12 maj, para se të lansohet nëpër kinematë botërore një javë më vonë. /Telegrafi/