LAJMI I FUNDIT:

Moratti të realizojë ëndrrën Torres?

Moratti të realizojë ëndrrën Torres?

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, pritet të testojë Liverpoolin me një ofertë për sulmuesin kryesor Fernando Torres.

Me bosin e The Reds, Rafa Benitez, në drejtim të Juventusit, Moratti duket se e sheh rastin ideal për transferimin e Torresit që pritet të ndjek bashkëkombësin e tij te Juve. Ndërkohë që edhe Barcelona interesohet për shërbimet e ‘el Ninos’.

SportItalia shkruan se Torres ishte ëndërr e Morattit që një kohë të gjatë dhe ai është i bindur se mund ta lëkundë Liverpoolin, pasi që këta të fundit dështuan të sigurojnë vend në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/