LAJMI I FUNDIT:

Shkëmbim Balotelli – Tevez?

Shkëmbim Balotelli – Tevez?

Interi është duke planifikuar t’i bëjë një ofertë Manchester Cityt për sulmuesin argjentinas Carlos Tevez.

Mediaset njofton se Interi është alarmuar pas njoftimeve se marrëdhëniet mes Tevezit dhe Roberto Mancinit ishin përkeqësuar dhe për këtë arsye Interi dëshiron ta sjellë atë në Meazza gjatë verës.

Por, kjo nuk është e tëra. Në ofertë do të përfshihej problematiku Mario Balotelli, që do të shkonte në drejtim të kundërt. Në të kaluarën Mancini ka pranuar se do të dëshironte të punonte përsëri me SuperMarion. /Telegrafi/