LAJMI I FUNDIT:

Henry drejt largimit nga Barcelona

Henry drejt largimit nga Barcelona

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, thotë se Thierry Henry pritet të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.

Francezi ka edhe një vit të mbetur nga kontrata e tij aktuale, por është i pakënaqur me kohën e paktë që aktivizohet dhe dëshiron të largohet këtë verë.

“Ai ka edhe një vit kontratë me ne, por pas një viti dëshpërues nuk e di se çfarë do të bëjë ai. Në Barcelona ne i respektojmë kontratat, por ai duket se nuk ia dalë aq mirë sa ka dashur. Andaj, them se ai mund të largohet”, ka thënë Laporta. /Telegrafi/