LAJMI I FUNDIT:

Vieira dëshiron të qëndrojë te City

Vieira dëshiron të qëndrojë te City

Mesfushori i Interit, Patrick Vieira, dëshiron ta zgjatë qëndrimin e tij te Manchester City.

Huazimi i Vieira në Eastlands skadon në fund të këtij sezoni, ndërsa edhe kontrata e tij me Interin përfundon në qershor.

“E ardhmja ime është jashtë duarve të mia. Është shumë e qartë se çfarë dua të arrij, të kapim pozitën e katërt. Dhe nëse mund të luaj edhe një sezon tjetër këtu, pse jo?”, ka thënë Vieira. /Telegrafi/