LAJMI I FUNDIT:

Galliani: Kaka nuk u shit i lënduar

Galliani: Kaka nuk u shit i lënduar

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka hedhur poshtë mundësinë që Kaka t’i jetë shitur Real Madridit i lënduar.

Kaka gjatë gjithë sezonit pati probleme muskulore, por sipas disa spekulimeve thuhej se ai është transferuar i lënduar te Real Madridi edhe pse për këtë gjë ishte në dijeni stafi mjekësor i Milanit.

“Absolutisht që jo. Kaka luajti çdo ndeshje të Serie A para se të shkonte te Reali. Këtu përfshihet dhe ndeshja e fundit e sezonit ndaj Fiorentinas të cilën Milani e fitoi me rezultat 2-0. Lëndimi është një legjendë që nuk është e vërtetë. Ne e shitëm atë te Reali shumë të shëndoshë”, ka treguar Galliani. /Telegrafi/