LAJMI I FUNDIT:

Torres drejt largimit nga Liverpooli?

Torres drejt largimit nga Liverpooli?

Liverpooli do të duhet ‘luftojë’ për të mbajtur në skuadër sulmuesin spanjoll Fernando Torres gjatë kësaj vere.

Daily Mail shkruan se e ardhmja e Torres do të jetë në fokus të mprehtë gjatë kësaj vere me një varg klubesh të interesuara për të.

Interesimi i Manchester Cityt po shtohet dita ditës, ndërsa gjasat për një transferim të tij do të shtohen nëse City përfundon në pozitën e katërt të tabelës.

Me Liverpoolin që aktualisht gjendet në pozitën e shtatë dhe me Rafa Benitez që pritet të largohet nga ekipi anglez, edhe transferimi i Torres nuk është larg mendsh, edhe pse për tifozët do të jetë vështirë ta pranojnë largimin e sulmuesit më të mirë. /Telegrafi/