LAJMI I FUNDIT:

Lampard: S’ka arsyetim nëse dështojmë

Lampard: S’ka arsyetim nëse dështojmë

Mesfushori anglez, Frank Lampard, thotë se nuk do të kishte arsyetim nëse Chelsea do të dështonte të fitonte Ligën Premier.

“Nëse nuk keni sukses atëherë zhgënjimi prek gjithë klubin. Madje e merrni shumë pranë vetes. Dështimet nuk i kam për qejf dhe kurrë nuk do t’i kem. Për një klub të përmasave të Chelseat me gjithë ato investimet e bëra, dështimi për të fituar një trofe është i papranueshëm”.

“Sezonin e kaluar zhgënjimi ishte aq i madh saqë arritëm të ngushëllohemi vetëm me një titull, atë të FA Cup. Nuk do të kishte arsyetim nëse dështojmë këtë sezon. Ne e dimë se nëse fitojmë ndeshjet e mbetura, Manchester Unitedi nuk mund të bëjë asgjë. Ne jemi të fokusuar dhe e dimë se çfarë është në lojë”, tha Lampard për Sunday Mirror. /Telegrafi/