LAJMI I FUNDIT:

Kaka: Barca do ta ketë vështirë ndaj Villarrealit

Kaka: Barca do ta ketë vështirë ndaj Villarrealit

Anësori i Real Madridit, Kaka, ka thënë se Barcelona nuk do ta ketë aspak të lehtë në duelin përballë Villarealit në El Madrigal.

“Villareali po luan për kualifikim në Evropë. Ata janë në një pozitë të mirë në tabelë dhe do të duhet të luajnë një ndeshje të vështirë, ne e dimë se sa e vështirë është të luajmë atje. Nuk besoj se do ta ketë të lehtë Barcelona”.

“Të kthehem pas 45 ditësh dhe për më shumë të jem vendimtar në ndeshje është diçka vërtetë e veçantë”, përfundoi Kaka. /Telegrafi/