LAJMI I FUNDIT:

Wenger: Mbrojtja e dobët na kushtoi me titull

Wenger: Mbrojtja e dobët na kushtoi me titull

Arsene Wenger e ka identifikuar mbrojtjen si pikën e dobët të skuadrës së tij dhe shkaku pse skuadra e Arsenalit nuk ishte në gjendje që këtë sezon të fitojë Ligën Premier, duke premtuar këtë të fundit sezonin e ardhshëm.

“Skuadra është e bindur se ne kemi gjasa të mira vitin e ardhshëm sepse ne kemi hapësirë për t’u përmirësuar. Nëse shikoni pak në statistikat tona, në sulm kemi qenë shumë, shumë efektivë. Golaverazhi ynë në sulm është shumë i mirë”.

“Ne i kemi përcaktuar si qëllim për sezonin e ardhshëm ato 40 golat e pranuara, që janë shumë për të fituar kampionatin dhe është pika ku ne duam të përmirësohemi”, deklaroi Wenger. /Telegrafi/