LAJMI I FUNDIT:

Pele: Messi më i mirë se unë? Le të shënojë 1.000 gola!

Pele: Messi më i mirë se unë? Le të shënojë 1.000 gola!

Lartmadhëria braziliane e futbollit, Pele, ka mohuar se Lionel Messi është futbollisti më i mirë në botë duke deklaruar se ai duhet të shënojë së pari 1.000 gola për t’u krahasuar me të.

Messi ka shënuar 40 gola në 44 ndeshjet me Barcelonën këtë sezon, ndërsa katërgolëshi i tij ndaj Arsenalit, ka çuar në pohime se ai është më i mirë se Maradona dhe Pele.

Por, Pele ka dyshime mbi aftësinë dhe potencialin e Lionel Messit, duke besuar se nuk duhet të bëhen krahasime të tilla përpara se ai të shënojë 1.000 gola.

“Ata gjithnjë tentojnë ta krahasojnë dikë me Pelen. Unë gjithnjë bëj shaka më miqtë e mi argjentinas se ata duhet të zgjedhin lojtarin më të mirë që ka pasur ndonjëherë Argjentina. Më pas, kur njëri prej tyre të shënojë 1.000 gola, atëherë mund të fillojmë të flasim”.


“Messi është lojtar i madh. Ai luan shumë mirë për Barcelonën por ka dështuar të tregojë talentin e tij me kombëtaren argjentinase. Ndoshta do ta bëjë këtë në Kampionat Botëror, le të presim dhe të shohim”, përfundoi Pele.

Këto pohime të Peles natyrisht se pritet të zgjojnë debate mes argjentinasve dhe brazilianëve para fillimit të Kampionatit Botëror. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Shumë zhgënjim me yjet e ekipit - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Shumë zhgënjim me yjet e ekipit - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Serie A
Kalo në kategori