LAJMI I FUNDIT:

Mourinho: Sneijder luan ndaj CSKA-së

Mourinho: Sneijder luan ndaj CSKA-së

Jose Mourinho përsëri është treguar tejet kontrovers në deklaratat e tij, kur foli për gjasat e Interit për kualifikim dhe gjasat që Wesley Sneijder e Mario Balotelli të luajnë të martën.

“Rezultati 1-0 nga ndeshja e parë është rezultat i hapur. Ne jemi në gjysmëfinale nëse nuk pranojmë gol, por nëse pranojmë atëherë do të jetë vështirë. Por, futbolli nuk është për ‘nëse’. Ne luajtëm mirë në ndeshjen e parë, por fatkeqësisht, ne shënuam vetëm një gol, kështu që na duhet baraspesha dhe përqendrimi”.

“Nuk jam duke menduar se më kë do të luajmë në gjysmëfinale. A ndjehemi favorit? Favorit ka para ndeshjeve, kurse në fushë, favorit nuk ka. Do të shihni vet çfarë do të ndodhë”.

“Sneijder? Ai u dëmtua dhe është në dyshim. Mund të them se ai do të luajë. Balotelli? Më vjen mirë që u rikthye me gol dhe nesër ai mund ose të luajë ose të qëndrojë në bankinë e pse jo edhe në tribuna”, tha Mourinho për Sky Sports Italia. /Telegrafi/