LAJMI I FUNDIT:

Cruyff: Reali mund të fitojë 6-2

Cruyff: Reali mund të fitojë 6-2

Legjenda katalunase, Johan Cruyff, që është dhe president nderi i Barcelonës, ka deklaruar se nëse Barca relaksohet në ‘el Classico’ atëherë Real Madridi do të mund të fitojë njëjtë siç bëri Barcelona vitin e kaluar në Bernabeu.

“Nëse Barcelona hy në fushë për t’u relaksuar dhe për t’u argëtuar, atëherë rezultati mund të jetë 6-2 për Realin kësaj radhe”.

“Dy ndeshjet e radhës (ndaj Arsenalit dhe Realit) janë dy ndeshjet më të rëndësishme të Barcelonës këtë sezon. Ato ose mund t’i japin gjithçka Barcelonës ose të humbin gjithçka për Barcelonën”.

“Do të jetë vështirë të fitojmë La Ligën nëse nuk fitojmë në Bernabeu. Reali i këtij viti luan shumë më mirë se Reali i vitit të kaluar”, deklaroi Cruyff për El Periodico. /Telegrafi/