LAJMI I FUNDIT:

Blanc pranë largimit nga Juventusi

Blanc pranë largimit nga Juventusi

Presidenti i Juventusit, Jean-Claude Blanc, është në rrugë drejt shkarkimit nga klubi pas rezultateve zhgënjyese këtë sezon.

Sportmediaset raporton se Blanc preferoi që të shkojë për pushime personale në Francë se sa të përballet me humbjen 3-0 ndaj Udineses në Friulli. Ky hap i Blanc, natyrisht se ka zgjuar spekulime në mediumet italiane që thonë se ai i ka ditët e numëruara.

Kreu i klubit John Elkan do të jetë i paparashikueshëm në të ardhmen pas ‘kositjes’ bërë në bordin e klubit javën e kaluar. Thuhet se Elkan tashmë ka filluar të kërkojë president të ri. /Telegrafi/