LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimovic mund të mungojë ndaj Arsenalit

Ibrahimovic mund të mungojë ndaj Arsenalit

Sulmuesi suedez i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, mund të mungojë në ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve, të cilën Balugranët e zhvillojnë në Camp Nou kundër Arsenalit, pasi ka lënduar këmbën e djathtë para ndeshjes kundër Athletic Bilbaos.

Ibrahimovic është dashur të startojë nga fillimi i takimit, por lëndimi i marrë në një stërvitje rutinore para takimit, ka bërë që në vend të tij të startojë Bojan Krkic.

Sipas Marca, Ibrahimovic është në dyshim për të luajtur në sfidën vendimtare të martën ndaj Arsenalit, kurse atij i kanë mbetur vetëm tri ditë për t’u rikuperuar. Nëse mungon Ibra, në sulmin katalunas do të jetë ose Thierry Henry ose Bojan Krkic. /Telegrafi/