LAJMI I FUNDIT:

Barcelona rikthehet në maje

Barcelona rikthehet në maje

Kampioni i La Ligës, Barcelona, ka shënuar fitore 4-1 në fushë të vet ndaj Athletic Bilbao, për të marrë kreun e tabelës.

Jeffren Suarez ishte ai që hapi rezultatin pas gati gjysmë ore lojë në Nou Camp (27’), ndërsa Bojan Krkic dyfishoi atë pesë minuta para fundit të pjesës së parë (40’).

I njëjti lojtar dyfishoi rezultatin pas një ore lojë (59’), ndërsa në listën e golashënuesve nuk mungoi edhe Lionel Messi që i dha avantazhin 4-0 ekipit vendas në minutën e 68-të.

Markel Susaeta Laskurain shënoi golin e nderit për ekipin mysafir 13 minuta para fundit të ndeshjes, duke vulosur rezultatin.


Barcelona me tre pikët e reja mbledh 77, tre më shumë se rivali kryesor Real Madridi që nesër udhëton në fushë të Racing Santander dhe mund të rikthehet në maje nëse shënon fitore. /Telegrafi/