LAJMI I FUNDIT:

Bendtner mban Arsenalin në garë

Bendtner mban Arsenalin në garë

Një gol i shënuar nga Nicklas Bentner në minutën e 95-të të ndeshjes ka mjaftuar për t’i dhënë tre pikë të reja Arsenalit që e mbajnë në garë për titullin e Ligës Premier.

Të zgjedhurit e trajnerit Arsene Wenger dominuan ndeshjen si në posedim edhe në raste shënimi, por topi kurrsesi nuk përfundonte në rrjetën e portierit kundërshtar, Marcus Hahnemann.

Kur të gjithë pritnin edhe një zhgënjim të radhës nga Arsenali në kampionat, pas barazimit të vikendit të kaluar ndaj Birminghamit, një harkim nga Bacary Sagna gjeti saktësisht sulmuesin shtatlartë Nicklas Bendtner, i cili shënoi me kokë.

Me Chelsean që shënoi fitore ndaj Manchester United lufta për titullin e Ligës Premier bëhet edhe më interesante. Blutë tash kryesojnë me 74 pikë, dy më shumë se United në pozitën e dytë dhe tre më shumë se Arsenali që do të vazhdojë të mbajë pozitën e tretë./Telegrafi/