LAJMI I FUNDIT:

Shkolla “Gjin Gazulli”, filloi me riciklimin mbeturinave

Shkolla “Gjin Gazulli”, filloi me riciklimin mbeturinave

Të martën, shkolla e mesme elektroteknike, “Gjin Gazulli” ka nisur të bëjë riciklimin e mbeturinave.

Ky projekt është ndihmuar nga Universiteti Amerikan në Kosovë, dhe deri më tani nxënësit e kësaj shkolle, të gjitha mbeturinat i kanë hedhur në një vend, ndërsa tash, do të ndahen letra, kanaçet, metalet e mbeturinat e përgjithshme.

Shkolla “Gjin Gazulli”, është ndër shkollat e para që ka nisur riciklimin e mbeturinave.
Ndërsa sipas burimeve në ceremoni nuk u panë zyrtarë nga drejtoria komunale për arsim, megjithëse ishin të ftuar.

Sipas medieve drejtoresha e kësaj shkolle ka thënë se ftesat janë bërë vonë dhe kjo mund të jetë arsye për mospjesëmarrjen e zyrtarëve nga Drejtoria Komunale. /Telegrafi/